Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qëllimi i Kompanisë ‘Çalık Holding’ është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë në Kosovë

Mar 2, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pritën në takim kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë. 

Në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji. 

Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021. 

Çalık dhe Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM