Policia njofton se ka arrestuar katër 19 vjeçarët, për tentim vrasje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, bazuar në të dhënat fillestare, ku në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.
I dyshuari: D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.
Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje.
Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.
Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.




