Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), nga data 06 deri 12 mars 2023, policia do të shtojë prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus do të jetë kontrollimi i përdorimit të rripit të sigurisë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






