Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: 205.000 nënshkrime shkelen nga këmba e Kurtit

Mar 6, 2023

Partia Socialdemokrate ka vendosur para Qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Peticioni i shtrirë sot para shkallëve të Qeverisë është rruga mbi të cilën ka shkelur Kurti me dakordimin e tij në Bruksel. Mbi këtë rrugë eci dhe u ngrit. Nga po e njëjta do të rrëzohet, sepse vullneti i shprehur kundër Asociacionit (2015) nuk e duron gjatë mohimin.

Ky kryeministër ka humbur legjitimitetin e tij politik; ai erdhi në pushtet që të mos pranojë Asociacionin, e bëri pikërisht të kundërtën. Dhe më shpejt se qeveritë e kaluara veproi. I dha tempo një procesi që ka destinacion Asociacionin. Paqja e përhershme nuk paska qenë as qëllimi.

Marrëveshja e dakorduar në mes të Kurtit dhe Vuçiqit është dëm i përhershëm për shtetësinë dhe karakterin e saj unitar. Dobësimi i kufirit me Serbinë, heqja dorë nga njohja reciproke ndërmjet dy vendeve dhe pranimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë pjesët me të cilat Kurti, me të dyja këmbët e tij, ka shkelur mbi nënshkrimet e 205,000 qytetarëve që nënshkruan peticionin kundër marrëveshjes së Asociacionit. Dhe së dyti, po të njëjtin vullnet që erdhi nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e dëmshme sepse ka Asociacion e nuk ka njohje brenda. Prandaj duhet ta kundërshtojmë fuqishëm. Aktiviteti ynë do të vazhdojë. Protestat janë domosdoshmëri. Organizim është përgjigja e vetme, thujhet në faqen zyrtare të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM