Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Shkollat në kryeqytet orën e parë të mësimit e dedikuan Epopesë së UÇK-së

Mar 6, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përpartim Rama ka njoftuar se për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ishte kënaqësi të rikthehet në shkollën e tij ”Hasan Prishtina”, sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkë me Besianë Musmurati, drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM