Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Shënohet 10 vjetori i themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mar 7, 2023

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka shënuar 10 vjetorin e themelimit, ku në ceremoninë solemne të organizuar në përvjetorin jubilar, ky Universitet ka ndarë çmimin “Doctor Honoris Causa” për ish-komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Wesley Clark, në shenjë falënderimi për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna e cila mori pjesë në këtë ceremoni theksoi se, ndjehet e nderuar të jetë pjesë e ngjarjeve ku shënohen të arriturat e Universitetit nëpërmjet një rrugëtimi shpesh edhe sfidues, duke shtuar se rastet e tilla na kujtojnë rëndësinë e angazhimit të përbashkët në arritjen e qëllimeve të mëdha.

Maloku Bërdyna tha se, Qeveria e Kosovës ka prioritizuar reformën e arsimit të lartë, si një ndër pesë objektivat e Strategjisë së Arsimit për vitet në vijim.

Duke folur për rolin e Universitetit “Fehmi Agani”, Maloku Bërdyna ka thënë se, ky Universitet ka një potencial të madh si për nga historiku i vendit e kulturës, ashtu edhe për nga programet që ofron.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë gjatë javës që shkoi ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, ndërsa në ceremoninë solemne e cila është mbajtur sot të pranishëm ishin personalitete politike, akademikë, profesorë, studentë e profesionistë të fushave të ndryshme, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM