Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia merr pjesë në Kongresin e Shëndetësisë të organizuar në Tiranë

Mar 7, 2023

Me ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në “Kongresin e Shëndetësisë” që për synim kishte të bëjë bashkë politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për tu angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.

Ministri Vitia ishte pjesë e panelit në sesionin e parë të këtij kongresi, me temë “Financimi i shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor duke rritur qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë”.

Ministri Vitia paralajmëroi mundësinë e mbajtjes së një kongresi të tillë gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë.

Ky sesion në fokus kishte modele të ndryshme të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe në rolin që luajnë programet parandaluese dhe depistuese për adresimin e mirëqenies së popullatës, duke reduktuar kostot dhe barrën financiare në pjesën e shpenzimeve publike në shëndetësi. Gjithashtu, nga pjesëmarrësit diskutimi u përqendrua edhe në investimet e nevojshme për të rritur qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e sistemit të shëndetësisë.

Në këtë kongres u diskutuan praktikat më të mira ndërkombëtare, për të mësuar dhe për të përshtatur ato në qëllim të ofrimit të një kujdesi më të mirë, rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe për t’u përditësuar me risitë më të fundit në fushën e shëndetësisë.

Kongresi i Shëndetësisë u hap nga një fjalë rasti e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili, ndër të tjera tha se pjesëmarrja dhe ndërveprimi i shumë autoriteteve nga institucione të ndryshme shëndetësore do të nxisë bashkëpunimin në adresimin e sfidave të ardhshme për një shërbim më cilësor dhe gjithëpërfshirës, duke u
fokusuar në arritjen e Mbulimit Shëndetësor Universal.

Përpos ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, pjesëmarrës të panelit ishin Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Dragoslav Scekic, Ministër i Shëndetësisë i Malit të Zi, Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Albana Adhami, Drejtor i Përgjithshëm, i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Kozeta Sevrani, Nënkryetare e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM