Build Skills with our trainings

Sign up now!

Grupi për Barazi Gjinore mban takimin e radhës, diskutojnë mbi platformën për parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Mar 8, 2023

Grupi Punues për Barazi Gjinore i themeluar në kuadër të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut ka mbajtur takimin e radhës

Në fokus të këtij takimi ishte përditësimi rreth aktiviteteve dhe nismave të Zyrës së Presidentes dhe anëtarëve të grupit punues të ndërlidhura me agjendën e barazisë gjinore nga takimi i fundit i grupit. Konkretisht u diskutua mbi Platformën për Parandalimin e Dhunës me Bazë Gjinore të përpiluar nga Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në fund të vitit të kaluar, si dhe nismat legjislative në të cilat kontributi i këtij grupi u cilësua si thelbësor.

Tutje, në takimin e grupit u prezantua edhe plani dinamik i punës mbi nismën për përafrimin e ligjeve relevante me Ligjin për Barazi Gjinore. Anëtarët e Grupit për Barazi Gjinore disuktuan edhe dokumentet të cilat do të përpilohen dhe do të shërbejnë si bazë për punën e ardhshme avokuese të grupit, krahas identifikimit të proceseve ligjore ku grupi ka shprehur gatishmëri të plotë për angazhim drejt dhënies së rekomandimeve, të cilat do të kontribuonin në finalizimin e suksesshëm të këtyre procesve.

Grupi për Barazi Gjinore funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe garanton koordinim ndërinstitucional dhe përfaqësim gjithëpërfshirës me qëllim të mbarëvajtjes së këtij procesi të rëndësishëm për avancimin e barazisë gjinore në institucione, sektorë ekonomik dhe procese të rëndësishme publike e politike, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM