Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka mbajtur protestë në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.
Edhe këtë vit, marshi i 8 marsit ka nisur nga Pallati i Drejtësisë dhe ka vazhduar në sheshin Zahir Pajaziti.
Protestueset kanë kërkuar dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit dhe ngacmuesit e grave dhe për më shumë siguri në ambientet publike dhe private.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave janë vajzat e moshës 13 deri 16 vjeç, kurse janë vrarë 50 gra, thuhet në postimin në Facebook të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë”.






