Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se me rastin e përvjetorit të themelimit të Forumit të Gruas kanë diskutuar për fuqizimin ekonomik të gruas.
Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – është sllogani i Forumit të Gruas së LDK-së këtë vit. Në javën festive të gruas dhe të vet Forumit, përkatësisht 33 vjetorit të themelimit të këtij krahu politik jetik, mbajtëm një takim diskutues mbi “Fuqizimin ekonomik të gruas”.
Politikat mbështetëse për fuqizimin e gruas në Kosovë do të jenë vendimtare për zhvillimin e shtetit.
LDK për nder të këtij përvjetori, kanë nderuar me mirënjohje edhe ish-kryetaret e degëve të Forumit të Gruas në vitet e 90-ta. Falë tyre, grave të vendit iu dëgjua zëri në kohët më të vështira për Kosovën. LDK ka zgjidhje! LDK është e ardhmja; ndryshimi i vërtetë, thuhet në postimin në Facebook të LDK-së.






