Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se me ftesë të British Council po merr pjesë në një vizitë studimore në Angli.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se përmirësimi i dialogut të politikave arsimore rajonale, prioritetet e financimit në sektorin arsimor, portofoli i Këshillit Britanik në sektorin e arsimit, praktikat e mira në zhvillimin e programeve STEM me fokus përfshirjen e vajzave/grave në këto programe dhe identifikimi fushave për bashkëpunim në të ardhmen, janë disa nga çështjet e adresuara.
Në fokus të kësaj vizite kanë qenë edhe temat që ndërlidhen me:Teknologjinë digjitale në shkollat që punojnë me fëmijët 6-15 vjeç; Praktikat e mira në nivel shkolle; Kurrikulat e TIK në Mbretërinë e Bashkuar për nxënësit 6-15 vjeç; Mbështetjen që ofron Mbretëria e Bashkuar për shkollat dhe mësuesit me qëllim edukimi informatik cilësor për të rinjtë.






