Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari” ku ka filluar testimi fizik i grupit të parë të të rinjëve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se është vërtetë kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtes si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyres Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve.
Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë. Më të mirët për t’i shërbyer aleancës më të suksese!






