Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Ndalohen autobusët ndërurban të hyjnë në brendi të qytetit

Mar 11, 2023

Drejtoria e Inspeksionit, ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se, këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

Për këtë qëllim, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM