Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Shënohet 62 vjetori i themelimit të shkollës “11 Marsi” në Prizren

Mar 11, 2023

Qendra e Kompetencës“11 Marsi“ në Prizren për nderë të shënimit të 62 vjetorit të themelimit ka organizuar aktivitetin Ditët e Dyerve të Hapura, ku gjatë dy ditëve nxënësit kanë pasur mundësinë të shpalosin talentin e tyre në art, kulturë dhe shkencë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se Qeveria po punon shumë që politikat e mira të implementohen suksesshëm për avancimin e AAP-së si dhe përafrimin kualifikimeve të arsimit dhe aftësimit profesional drejt nevojave të tregut të punës.

Nagavci theksoi se edukimi dhe ngritja profesionale e të rinjve do të jetë synimi ynë themelor për zhvillimin dhe të ardhmen e shtetit tonë e kjo mund të arrihet përmes bashkëpunimit të sinqertë nga të gjithë bartësit.

Qendra e Kompetencës “11 Marsi“ në Prizren është një nga 6 shkollat profesionale e cila funksionon në kuader të Agjensisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin për të Rritur.

Në këtë qendër mësimi zhvillohet ne 3 gjuhë mësimore: në gjuhën shqipe, në gjuhën boshnjake dhe në gjuhën turke, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM