Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pranon draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

Mar 13, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana, informoi kryeministrin Kurti lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë këtu takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, është publikuar sot në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM