Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti viziton vendkalimin kufitar me Serbinë, Kapia

Mar 13, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, vizituan vendkalimin kufitar me Serbinë në mes Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës.

Vendkalimi kufitar Kapia ishte paraparë të funksionalizohej në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të 2 dhjetorit të vitit 2011. Edhe sot, mbi një dekadë pas, Serbia pengon zbatimin e kësaj marrëveshjeje duke refuzuar të ndërtojë infrastrukturën për zyrtarët e saj policorë​. Në vend të saj, ka bllokuar rrugën me cunga. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje të fshatit Svercë që detyrohen të udhëtojnë mbi 15km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër.

Atje, kryeministri Kurti u prit dhe bashkëbisedoi me oficerët e Policisë së Kosovës. Ai bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin të Integruar të Kufirit dhe funksionalizimin e plotë të vendkalimit kufitar Kapia që do të mundësonte lëvizjen e lirë jo vetëm ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë po edhe të banorëve brenda fshatit Svircë i cili është ndarë në dysh, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM