Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama dhuron “Hyjneshën në Fron” kampionit të botës në boks, Robin Krasniqi

Mar 13, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur, sot, në vizitë kampionin e botës në boks, Robin Krasniqi. Me këtë rast kryetari Rama i dhuroi “Hyjneshën në Fron” duke shprehur kështu vlerësimin e lartë për punën dhe sukseset e Robin Krasniqit, i cili ka lartësuar kombin shqiptar deri në majat e boksit botëror profesionist.

Njëkohësisht, kampioni i boksit Krasniqi është shprehur mjaft mirënjohës për mirëpritjen dhe “Hyjneshën” e pranuar. Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë me punën dhe përkushtimin e tij në kërkim edhe të sukseseve tjera në boks.

Kujtojmë se Robin Krasniqi ka filluar të merret me boks që nga viti 2005 ndërsa ka debutuar në boksin profesional që në moshën 18 vjeçare pa përvojë paraprake në boksin amator, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

 

Dashuria dhe pasioni i Robin Krasniqit për boksin gjatë karrierës së tij është shpërblyer me shumë tituj të rëndësishëm në boksin profesionist, disa prej të cilëve janë:

WBA (Interim) / IBO-Light-Heavyweight World Champion 2020;

 

EBU Super-Middleweight European Champion 2018;

 

WBA & WBO Super-Middleweight International Champion 2016;

 

WBA Light-Heavyweight World Title Contender 2015;

 

WBA Light-Heavyweight Continental Champion 2014;

 

WBA Light-Heavyweight International Champion 2014;

 

WBO Light-Heavyweight World Title Contender 2013;

 

WBO Light-Heavyweight European Champion 2011-2012;

 

German Champion – Light-Heavyweight 2010.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM