Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi mirëpret përkrahje të mëtejme nga FMN për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova

Mar 14, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Gjatë takimit u diskutua rreth punës dhe analizave të misionit në lidhje me Kosovën e gjithashtu dhe bashkëpunimin e mbështetjen e FMN-së ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Misioni vlerësoi pozitivisht qasjen dhe strategjitë e Qeverisë në përballimin e krizave të shumëfishta, formalizimin e aktiviteteve të ekonomisë dhe krijimin e një vizioni për të ardhmen prosperuese të vendit. Shprehën dhe gatishmërinë për të ndihmuar me asistencë të mëtejme teknike dhe gjetjen e formave të tjera të thellimit të bashkëpunimit. Edhe në raportin e fundit të FMN-së, Kosova është vlerësuar pozitivisht, me rritjen dhe performancën më të mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Palët diskutuan dhe mbi mungesën e stabilitetit në tregun energjetik ndërkombëtar dhe efektet e saj në Evropë dhe rajon, të cilat janë ndjerë dhe në Kosovë. Qeveria ka marrë masa efikase për të lehtësuar barrën e krizës energjetike dhe efektet e saj tek qytetarët.

Duke i falënderuar dhe vlerësuar për bashkëpunimin përmes projekteve dhe mbështetjes së tyre, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mirëpret përkrahje të mëtejme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të tejkaluar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Kosova, rajoni dhe Evropa, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM