Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, njofton për grevën e organizuar ngase pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot u organizua takimi i radhës në mes të menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe është analizuar gjendja financiare e kompanisë dhe mundësia e ngritjes së pagave të punonjësve.
Menaxhmenti i Kompanisë “Pastrimi”, dhe Bordi i Drejtorëve u deklaruan se është për ngritjen e pagave meqenëse me kontratën e re të po sa nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë ”Pastrimi”, SH.A, ka një rritje të numrit të klientëve dhe kjo rritje e numrit të klientëve do të duhej të reflektonte në përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë, andaj Menaxhmenti i Kompanisë dhe Bordi i Drejtorëve u zotuan që muajve të ardhshëm të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive-(të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re.
Në anën tjetër, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve, qëndrojnë në qëndrimet e veta që ngritja të bëhet menjëherë dhe që rritja të bëhet sipas kërkesës së tyre.
Megjithatë diskutimet dhe analizimi i gjendjes financiare e KRM ”Pastrimi” SH.A në mes palëve po vazhdon, thuhet në postimin në Facebook të KRM “Pastrimi”.






