Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret në takim përfaqësues të kompanive tregtare vendore

Mar 14, 2023

Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.

Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates.

Së fundmi, sipas raportit të Fondacionit Ndërkombëtar Monetar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM