Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Filharmonia e Kosovës shpall vitin 2023, viti i Rexho Mulliqit

Mar 14, 2023

Ministria e Kulturës njofton se po shënohet një përvjetor i rëndësishëm në muzikën artistike të Kosovës, 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982).

Për të nderuar figurën e Mulliqit, Filharmonia shpall vitin 2023, viti i Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthej në programin e saj vepra nga krijimtaria e njërit prej kompozitorëve më eminent shqiptar.

Po ashtu në këtë koncert në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Pjesa e parë e koncertit është rezervuar për prezantimin tradicional të pianistëve të rinj në bashkëpunim me Dam Festival dhe International Piano Competition “Pianisti i Ri”-“The Young Pianist”-Kosovo, këtë herë me fituesen e çmimit “Pianisti i Ri 2022” Vesa Berisha e cila do të luaj kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të drejtohet nga mjeshtri francez-zviceran Antoine Marguier.

Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM