Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK 3 vjet pas rasteve të para po vazhdon të trajtojë raste të spitalizuara me COVID-19

Mar 14, 2023

Pandemia e COVID-19, si sfida më e madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore kudo në botë.

3 vjet më parë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ishte mobilizuar, duke vënë në gatishmëri gjithë stafin shëndetësor për t’u përballur me rastet e para të diagnostikuar me Covid-19.

Me 13 mars 2023, pranohet rasti i parë për trajtim në Klinikën Infektive, për të pasuar ditët vijuese me rritje graduale të rasteve.

Të ndodhur para një Pandemie të panjohur dhe duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, punëtorët e ShSKUK-së, mjekë, infermierë dhe staf mbështetës u aktivizuan për të ofruar kujdes dhe mbështje maksimale për pacientët e diagnostikuar.

Rastet sa vinin e shtoheshin, përderisa repartet e Klinikës Infektive nuk mjaftuan për të përballuar pacientët që kërkonin trajtim, andaj aktivizohet edhe Mjekim Intensiv për trajtim të rasteve me Covid-19.

ShSKUK aktivizoi po ashtu, 7 spitalet e përgjithshme të cilat funksionalizuan reparte për të trajtuar pacientë të diagnostikuar me Covid-19.

Rritja enorme e rasteve bëri që ShSKUK të rrisë numrin e shtretërve me hapësira të reja, fillimisht në Klinikën e Pulmologjisë, pastaj objektin e Mjekësisë Sportive, Klinikën Interne, por edhe në Klinikën e Pediatrisë, Gjinelologjisë, Neonatologjisë, të cilat aktivizuan reparte për trajtim të rasteve me Covid-19.

Rritja e numrit të infektuarve preku edhe stafin e mjekëve dhe infermierëve që ishin vija e parë e kontaktit me pacientë, e shumë nga ta sakrifikuan jetën, ku pas infektimit nuk arritën ta mundin virusin duke humbur jetën, por kjo për asnjë moment nuk ndali përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre.

3 vjet pas rasteve të para, kujtojmë me krenari përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër që humbën jetën pas infektimit me Covid-19.

Menaxhimin e suksesshëm të Covid-19 nga ShSKUK, e vlerësoi lartë edhe raporti i progresit i Këshillit të Evropës, publikuar në vitin 2021.

Në mes tjerash, në raport theksohej se autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë arritur progres signifikant në përmirësimin e mbikëqyrjes, hulumimit, gjurmimit të rasteve dhe në menaxhimin e rasteveve me Covid-19.

Edhe sot, 3 vjet pas rasteve të para, ShSKUK po vazhdon të trajtojë raste të spitalizuara me Covid-19, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM