Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohet një shumë monedhash metalike të falsifikuara

Mar 15, 2023

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 2 X 2=4 euro
  • Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
  • Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
  • Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

  • 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM