Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit

Mar 15, 2023

Sipas informatave të KMDLNj-së në Spitalin Rajonal në Pejë është konstatuar se i burgosuri R. M, i lindur me 21.06.1958 në Viti, ka ndërruar jetë. I burgosuri R.M. ka ardhur me sëmundje dhe komplikime të shumta shëndetësore në burg.

Tërë kohën është trajtuar nga mjekët e Stacionarit në Burgun e Dubravës dhe nga konsultatnët si dhe sipas rekomandimeve të specialistëve të lëmisë.

Gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me simptome se ka pësuar në sulm në zemër. Të dënuarit R. M. i është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut duke iu dhënë ndihma adekuate, re animimi kardiopulmonr tërë kohën.

Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të emergjencës në SP në Pejë, i burgosuri nuk arriti të mbijetojë sulmit.

KMDLNj e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të por se mungon një bazë ligjore për këtë. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë dhe vetëm Shërbimit Korrketues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve.

Të ndjerit i janë përfunduar procedurat e parapara ligjore për vdekje e të burgosurit dhe pastaj është dërguar për  autopsi që  do të verifikohet shkaku i vdekjes.

Pas të gjitha rasteve të vdekjeve të të dënuarve, kemi reagime të shumë institucioneve por nuk kemi pasur deri më tani asnjë iniciativë të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese ose që do të ndikonte pozitivisht tek këto raste ose të ngjashme.

Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës. Dhe , është koha kur institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen të pëmbushin këtë hapësirë ligjore që të gjithë ata që kanë sëmundje të pashërueshme të lirohen nga vuajtja e dënimit deri në shërim të sëmundjes, të cilën nuk ka mundësi ta bëjë në institucionet korrektuese. 

KMDLNj i shpreh ngushëllim familjes së të ndjerit dhe vlerëson përpjekjet e Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve që , në kuadër të kushteve dhe mundësive ëq i ka po bën përpjekje maksimale të mbrojë shëndetin e personave të privuar nga liria.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë urgjente që brenda hapësirave që i ka ta ketë një spital për trajtimin e të burgosurve me të gjitha profilet profesionale të nevojshme për këtë . Ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk duhen mjete të mëdha për këtë. Të gjitha përpjekjet për të bërë zgjidhje deri më tani janë të dështuara  sikur që është Instituti për Forenzikë Psikiatrike apo dhomat për të burgosur në QKUK, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM