Pas takimeve të mbajtura nga menaxhmenti i KRM “Pastrimi” Sh.A. – Prishtinë me përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të kësaj kompanie, është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës dhe nga mbrëmja e djeshme ka filluar kryerja e punëve dhe shërbimeve në Komunën e Prishtinës.
Ndërsa sot, janë mbajtur edhe dy takime të tjera nga menaxhmenti i KRM “Pastrimi” Sh.A:
– Takimi me Nënkryetaren e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatqiu dhe Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës z. Ilirik Musliu, takim në të cilin morën pjesë edhe U.D Kryeshefja Ekzekutive e KRM “Pastrimi” Sh.A – Prishtinë znj. Fazile Haziri – Maloku, Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastrimi” Sh.A dhe përfaqësues të Sindikatës ku u diskutua për gjetjen e zgjidhjeve dhe mundësive për adresimin e sfidave dhe problemeve në KRM “Pastrimi” Sh.A, duke përfshirë edhe rritjen e pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrje.
Si rezultat, Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastrimi” në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij, mori vendim për rritjen e pagave të punëtorëve, thuhet në postimin në Facebook të Kompanisë “Pastrimi”.
Vendimi për rritjen e pagave për kategoritë e punëtorëve përfitues tashmë është publikuar dhe gjendet këtu:
Linku: https://bit.ly/404t8so






