Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takohet me eurodeputetin Aguilar, mbështetje e aplikimit të Kosovës në KE dhe BE

Mar 15, 2023

Takimin e radhës në Strasburg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), njëherësh Kryetarin e Komitetit LIBE për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar.

Tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij procesi.

Duke folur për dyvjeçarin e qeverisjes, kryeministri Kurti, krahas vlerësimeve të brendshme, iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë atë të Bashkimit Evropian, të cilat po dëshmojnë përmirësimet dhe përparimet në rrafshin ekonomik dhe demokratik të vendit. Raporti i BE-së për Vendin i vitit të kaluar ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën. Sipas Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project) Kosova për të dytin vit radhazi, renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit, ndërkaq në vitin 2022 u rendit e dyta në botë për nga përmirësimi vjetor. Ndërkohë që javë e kaluar raporti për këtë vit i Freedom House renditi Kosovën të parën në Ballkan, të dytën në Evropë dhe të tretën në botë për nga përmirësimi në të drejtat politike dhe liritë civile, në një kohë që për të 17-tin vit me radhë liritë në nivel global kanë pësuar rënie.

Eurodeputeti Aguilar shprehu mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, si dhe për konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, ashtu që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe dy këshilltarët e zëvendëskryeministrit të Parë, Fatmir Curri dhe Sebastien Gricourt, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM