Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci vazhdon aktivitetin në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës në shkolla

Mar 15, 2023

Në kuadër të fushatës njëmujore sensibilizuese kundër dhunës në shkolla me moton “Të gjithë së bashku për shkollën miqësore”, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot ka qëndruar në Gjakovë, ku fillimisht është takuar me kordinatorët e cilësisë në shkollat e kësaj komune.

Në këtë takim është biseduar për karakterin e fushatës dhe zbatimin e politikave kundër dhunës në shkolla.

Ministrja Nagavci theksoi se, sado që të kemi politika të mira, faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim vazhdojnë të mbesin mësimdhënësit dhe ata që punojnë drejtpërdrejtë me fëmijët.

Po ashtu, ministrja theksoi nevojën e angazhimit të të gjithë akterëve në mënyrë që të avancohet çështja e sigurisë të fëmijëve.

Ajo tha se do ta kenë përkrahjen e saj dhe të MAShTI për të zgjidhur çdo vështirësi në këtë drejtim.

Më pas, ministrja Nagavci është takuar me një grup të nxënësve në shkollën “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, me të cilët ka biseduar për pasojat që sjellë çdo mënyrë e dhunës në zhvillimin e fëmijëve.

Pasi që i është përgjigjur shumë pyetjeve të nxënësve, ministrja i ka porositur ata që të adresojnë dhunën kudo që ata e identifikojnë. Në këto takime u theksua roli i rëndësishëm që ka psikologu dhe pedagogu në shkolla.

Ministrja Nagavci bëri të ditur se, Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë buxhetin për rritjen e e numrit të psikologëve në shkolla dhe uroi që komunat në kuadër të përgjegjësive që kanë, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM