Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS ndan Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi 2022

Mar 15, 2023

Në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022.

Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet Zejnullah Rrahmanit.

Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

Çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja” t’i ndahet Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”.

Çmimi për vepër më të mirë në kritikë dhe estetikë “Ibrahim Rugova” t’i ndahet Haqif Mulliqit për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.

Çmimi për vepër më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj ne gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjeter Bogdani” t’i ndahet Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e letërsisë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM