Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Reuten: Temë e diskutimit hapi i ndërmarrë nga ana e Kosovës përmes aplikimit për anëtarësim në BE

Mar 16, 2023

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Strasbourg për kryeministrin i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, filloi me një takim me raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën njëherësh eurodeputet nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten. 

Eurodeputeti holandez përgëzoi Republikën e Kosovës për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse si dhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik, demokratizim e sundim të ligjit. 

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndaj vendit tonë në çështjen e liberalizimit të vizave, aplikimit për anëtarësim në BE, e rrugëtimit tonë të përgjithshëm evropian. 

Hapi i ndërmarrë nga ana e Kosovës përmes aplikimit për anëtarësim në BE ishte temë e rëndësishme e diskutimit, ku u theksua se ka qenë i natyrshëm, vullnet i qytetarëve dhe dëshmia e radhës e orientimit të vendit ndaj vlerave e standardeve demokratike e evropiane. Eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane dhe të ecet përpara drejt një procesi kredibil të bazuar në meritokraci e shënim të progresit. 

Duke e ftuar eurodeputetin Reuten që ta vizitojë vendin tonë në muajt në vijim, Kurti e falënderoi për takimin dhe diskutimet e shpeshta, produktive e të frytshme me të dhe eurodeputetët socialdemokratë.

Në takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM