Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Mbahet Java e Kulturës së Kosovës në Portugali, nga 19 deri me 24 mars

Mar 16, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se për të thelluar njohuritë e artdashësve të huaj për identitetin kulturor të Kosovës, një sërë formash arti vendase do të shfaqen në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, nga 19 deri me 24 mars.

Për pesë ditë radhazi në Lisbonë, Braga dhe Porto, muzika, arti, teatri, gastronomia dhe filmi do të jenë të hapura për t’i parë, dëgjuar e shijuar, duke festuar kështu identitetin e pasur kulturor të vendit tonë.

Ky program që përveq promovimit të praktikave kulturore shërben edhe si forum për shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve midis artistëve, është nismë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Për më shumë informata rreth tij, klikoni në këtë vegëz https://mfa-ks.net/kosovacultureweek/

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM