Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia i përkushtuar për transparencë, falënderoi USAID KMI për ndihmën​

Mar 16, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në tryezën e organizuar nga USAID KMI ku temë diskutimi ishte “Plani dhe Rezultatet e Gradimit për Ministrinë e Shëndetësisë”.

Në fjalën e tij, Ministri Vitia falënderoj USAID KMI për mbështetjen në jetësimin e projektit për transparencë radikale në financa publike, prokurim dhe auditim në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Është zotim i imi si ministër që edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë të bëhet publike. Faleminderit të gjithë atyre e në veçanti USAID DMI që po na ndihmojnë për të qenë sa më transparent me qytetarët. Gatishmëria e USAID për bashkëpunim e mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ka dhe do të ketë respektin e falënderimin e përhershëm nga ana jonë”, tha ndër të tjera Ministri Vitia.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe USAID DMI tashmë sektorët brenda Ministrisë së Shëndetësisë janë duke u mbështetur në fushën e financave publike si: përmirësimi i planifikimit buxhetor me theks te veçantë përmirësimi në planifikimin e investimeve kapitale, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM