Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia nënshkruan udhëzimin e ri administrativ për shkollim specialistik

Mar 17, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. O1/2023 për Shkollim Specialistik. Udhëzimi i ri do t’i eliminojë mangësitë që kanë qenë të shprehura në udhëzimin e mëparshëm, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në raport me respektimin e kontratave të nënshkruara.

Përmes Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2023 është bërë sistematizmimi në klinikat përkatëse, si dhe njëkohësisht është bërë zgjidhja sa i përket mentorëve klinikë.

Bordi për Shkollim Specialistik (BShS) ka përpiluar “Ditarin e Specializantit” dhe, në bashkëpunim me departamentin e Sistemit Informativ Shëndetësor ka përpiluar Databazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, procedurë kjo që më parë evidentohej në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik.

Pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi presim rekomandimin nga BShS për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të inicimit të proceduarve për të hapur specializimet e reja.

Numri i specializimeve do të mbështetet në tri kriteret bazë:

  • Kuadri deficitar
  • Kapacitetet Mentoriale
  • Kapacitetet Infrastrukturore.

Përmes UA Nr. 01/2023 për Shkollim Specialistik, për herë të parë përdorën standardet e UEMS, praktikë kjo e njëjtë me shtetet e rajonit dhe Evropës. Kompetencat e akterëve përgjegjës për shkollimin specialistik janë më të qarta, qartësohet procedura e mbikëqyrjes të vijueshmërisë të shkollimit specialistik, përcaktohen kriteret e detajuara për institucionet të cilat kërkojnë leje për shkollimin specialistik, krijohen mekanizmat për kontrollin e cilësisë të shkollimit specialistik. Provimi specialistik me UA-në e re nuk do të jetë formal, por do të përfshijë vlerësimin objektiv të njohurive praktike dhe teorike të fituara gjatë shkollimit specialistik dhe një sërë kriteresh të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkollimin specialistik, modalitetet për mbulimin e lëmive deficitare, statusi i neonatologëve, çështja e profilizimeve, etj, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM