Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti në Tiranë pritet nga presidenti Begaj, diskutojnë për takimin në kuadër të dialogut

Mar 26, 2023

Gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Duke e falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e afërt, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Begaj për qeverisjen dyvjeçare dhe progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit.

Diskutuan për takimin e lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 18 mars në Ohër.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Begaj për marrëveshjen e arritur, elementet e saj, dhe për qasjen e konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit.

Presidenti Begaj falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, teksa dha vlerësimin e tij për arritjet e qeverisjes dhe mbështetjen për qëndrimin dhe lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, tashmë Marrëveshje Bazë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM