Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, ka mirëpritur ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovë, Sh.T.Z. Ronan Gargan.
Nënkryetarja Bogujevci e ka falënderuar Ambasadorin Gargan për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ofruar Kosovës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe në procesin e integrimit në BE.
Gjithashtu, nënkryetarja Bogujevci ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si një hap tejet të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit dhe Ambasadori Gargan janë pajtuar që do të punojnë ngushtë për t’i thelluar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Irlandës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.