Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Presidentja Osmani ka thënë se burrat, gratë dhe fëmijët e lagjes “Dardania” në Pejë, të vrarë nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, sot i nderojmë të gjithë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes “Dardania” në Pejë, u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre.
Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!