Komuna e Prishtinës bën të ditur se po vazhdon aksioni i Drejtorisë së Inspekcionit ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryqytet.
Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.
Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje, thuhet në postimin në Facebook të Drejtorisë së Inspekcionit-Komunës së Prishtinës.