Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike KEDS, njofton se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.
Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës.
KEDS ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë, thuhet në postimin në Facebook të KEDS-it.