Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti homazhe në Izbicë: Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht për drejtësinë

Mar 28, 2023

Kryemistri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministren e Drejtësisë, Albulena Hazhiu, dhe të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit bënë homazhe në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit vrau 147 shqiptarë, 6 prej të cilëve janë ende të zhdukur.

Pranë Memorialit të të vrarëve, kryeministri Kurti tha se kjo masakër ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

“Ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë, në Petrovo Sello dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai tha nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Serbisë dhe se do të angazhohemi përjetë e vazhdimisht si institucione edhe si qytetarë për drejtësinë, për viktimat dhe familjet e tyre.

Kryeministri Kurti kujtoi edhe Mustafë Dragajn, i mbijetuar i masakrës, i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu dhe me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, jemi këtu sot, që të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit në Izbicë, 147 sosh gjithsej, 6 janë ende të pagjetur.

 

Siç e tha edhe Presidentja, ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë të gjallë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë në Petrovo Sello, dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre.

 

Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuar i masakrës, i cili pat dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar.

 

Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, të cilin ne nuk e harrojmë kurrë dhe për drejtësinë, për viktimat dhe familjet, që janë gjithashtu viktima dhe i gjithë populli, do të angazhohemi përjetë, vazhdimisht edhe si institucione edhe si qytetarë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM