Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikojë personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje që ka ndodhë në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar:
– I. R, mashkull 30 vjeç dhe
– D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorzohen në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.