Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia merr pjesë në tryezën e e diskutimit publik lidhur me listën e re të barnave esenciale

Mar 28, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia mori pjesë sot në tryezën e diskutimit publik lidhur me Listën e re të barnave esenciale.

Ai tha se Lista e barnave esenciale paraqet listën e nevojave për barnat kryesore të cilat i kanë tre nivelet e kujdesit shëndetësor sistemit, ndërsa Komiteti për hartimin e saj ka paraparë që brenda kësaj liste të përfshihen barnat efikase, të sigurta dhe kosto-efektive.

“Duke parë nevojat e shumta të pacientëve, me rritjen e buxhetit për barna dhe materiale shpenzuese esenciale për sistemin shëndetësor në Kosovë në afër 60 milionë euro, do të këtë më shumë mundësi që të bëhen plotësimet dhe ndryshimet përkatëse, ashtu që sa më shumë pacientë të përfitojnë nga barnat e reja që do t’i shtohen listës”, tha ministri Vitia gjatë kësaj tryeze. Buxheti për LBE është ngritur nga 24 milionë në 36 milionë për Kujdesin Tretësor dhe Dytësor Shëndetësor dhe nga 11 milionë në 24 milionë për Kujdesin Parësor Shëndetësor, tha ai.

Ministri Vitia theksoi se diskutimi publik me palët e interesuara kishte për qëllim rritjen e transparencës rreth Listës së re të barnave esenciale, marrjen e komenteve dhe kontributeve profesionale nga përfaqësuesit e sektorit shëndetësor si dhe përfaqësimi sa më i drejtë i interesave të pacientëve në kuadër të kësaj liste.

Kryesuesi i Komitetit profesional për hartimin e Listës së re të barnave esenciale, dr. Driton Vela ka prezantuar punën e komitetit kyç dhe nën-komiteteve profesionale në hartimin e listës, metodologjinë e përdorur, terapitë e reja të përfshira në këtë listë, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Sëmundjet e rralla, etj.. me qëllim që lista të reflektojë nevojat e pacientëve në Kosovë, por edhe mundësitë financiare që i ka sektori shëndetësor në Kosovë.

Ai theksoi se Lista e re e barnave esenciale është përpiluar, bazuar edhe në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë diskutimeve të hapura u dhanë rekomandime të ndryshme me qëllim që lista e re e barnave esenciale të jetë sa më cilësore dhe përmbajtësore, ndërsa Komiteti profesional do t’i analizojë dhe trajtojë ato para se Lista të finalizohet dhe nënshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë.

Buxheti i paraparë sivjet për mbulimin e Listës së Barnave Esenciale është 60 milionë euro, që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet paraprake, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM