Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Në Shkup lansohet nisma e katër shteteve të Ballkanit Perëndimor

Mar 29, 2023

Nën organizimin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Shkup u lansua nisma e katër shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilat kanë rreshtuar 100% politikën e Jashtme dhe të Sigurisë me atë BE-së – QUAD.

Nisma jo-formale është në përbërje të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Ky kuadrat i shteteve vijon të përafrojë në vazhdimësi dhe të përditësojë çdo politikë të Jashtme e të Sigurisë së BE-së dhe ShBA-ve, veçanërisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si rrjedhojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Shtetet me qëndrim të tillë do të vijojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në funksion të mirëmbajtjes së kësaj trajektoreje përafruese me botën perëndimore.

Krahas nikoqirit, ministrit Osmani, pjesë e nismës ishte zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe këshilltari për Politikë të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Radulovic, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM