Policia e Kosovës ka bëtë të ditur se në pikë kalimin kufitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.
I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.
Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.