Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë homazhe në fshatin Beleg të Deçanit, ku 24 vjet më parë forcat e shumta ushtarake dhe paramilitare serbe vranë e masakruan 49 shqiptarë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se mohimi i gjenocidit është krimi i dytë që mund të bëhet ndaj këtyre familjeve, është vrasje e dyfishtë që është edhe më e rëndë, kështu do të thotë të qëllosh edhe tek të gjallët e mbijetuar. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e fatit të secilit prej të zhdukurve, të vrarëve e të masakruarve, deri në gjetjen e trupave të tyre e dënimin e autorëve të krimit.
Nuk mund të mos pyesim veten për tmerrin që kanë përjetuar banorët e Belegut atë ditë, në mesin e tyre dhe shumë fëmijë e gra, e nuk mundemi as të mos e përjetojmë edhe sot e kësaj dite si ngjarje makabre, gjenocidin për të cilin do të duhej ta rëndonte ndërgjegjja shumëkënd, shtetin serb edhe autorët që ende nuk kanë marrur dënimin meritor.
E ndërsa 33 prej tyre konsiderohen të zhdukur me dhunë, duke mos pasur ende nje varr në tokën për të cilën u flijuan, masakra e Belegut ashtu si edhe çdo varr masiv në tërë Kosovën, është e vërteta jonë e pamohueshme, faktet të cilat zbuluar si në dritën e diellin dëshmojnë gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare.
Mohimi i gjenocidit është krimi i dytë që mund të bëhet ndaj këtyre familjeve, është vrasje e dyfishtë që është edhe më e rëndë, kështu do të thotë të qëllosh edhe tek të gjallët e mbijetuar.
Të rënët më nuk janë fizikisht në mesin tonë, por kujtimi për ta shoqëron çdo ditë të familjarëve të tyre, trazon shpirtin e një nëne që mbeti pa djalë, gruan pa bashkëshort e vajzën pa baba.
Andaj të kujtosh krimin që ka ndodhur nuk është e mjaftueshme, por është rrugë e domosdoshme deri në vënien e drejtësisë.
Liria jonë mban emrin e secilit nga martirët e Belegut, Irzniqit e tërë Kosovës.