Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: Puna e palodhshme e mjekëve, në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt

Mar 30, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekut, ka uruar mjeket e mjekët, shërbyesit e Republikës së Kosovës.

Vitia në postimin e tij në Facebook ka thënë se puna e palodhshme e mjekëve, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë.

 

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, gjej rastin t’i urojë mjeket e mjekët tanë, shërbyesit e Republikës së Kosovës.

 

Puna juaj e palodhshme, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë.

 

Ka një vend të posaçëm në zemrën e gjithsecilit shërbimi sublim gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Ju vendosët jetën tuaj dhe të familjarëve në shërbim të mijëra jetëve të tjera.

 

Tani, së bashku, na duhet të kapërcejmë në një nivel tjetër cilësor për t’u shërbyer qytetarëve. Jam i bindur se falë jush do ta mbërrijmë.

 

Mirënjohës përgjithmonë për angazhimin tuaj!”

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM