Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Qeveria është e përkushtuar për të kërkuar drejtësi për gjitha krimet e luftës në Kosovë

Mar 31, 2023

Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen Kumnova, ku u prit nga Nesrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e nënave”.

Në dhomën e mbushur plot me kujtime të të birit ende të zhdukur, Nëna Nesrete kujtoi marsin e 1999, kur një javë pasi NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë, Albioni, në atë kohë 21 vjeç, u mor nga shtëpia e tij, së bashku me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit, dhe u rivarrosën në Gjakovë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Në këtë vizitë, kryeministri Kurti shoqërohej nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e  Zhdukur, Andin Hoti, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM