Ministria e Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se vazhdon shkollimi i ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pjesëtari i FSK-së Korab Krasniqi ka përfunduar me suksese të larta specializimin për Polici Ushtarake në Akademinë Ushtarake në Bundeswehr të Republikës Federale të Gjermanisë.
Ushtarakë profesionistë bëjnë që Ushtria e Kosovës të zhvillohet për të përmbushur synimet tona.
Siguri për qytetarët dhe mbrojtje për atdheun.