Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se arritjen e rezultateve të dëshiruara në sport shkon krahas me përmirësimin e infrastrukturës sportive, për pëmbushjen e këtij synimi, janë nënshkruar dy marrëveshje.
Në mes të ministrit Hajrullah Çeku dhe Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, u nënshkrua marrëveshja përmes të cilës MKRS mbështetë ndërtimin e stadiumit në fshatin Hogosht, projekt i cili parashihet të përfundoj në vitin 2025.
Marrëveshja e dytë iebashkëpunimit u lidh me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ku parashihet mbështetje financiare për punime në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”, investim që do të bëhet gjatë vitit 2023 dhe 2024, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.