Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti viziton Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë, në Ditën Botërore të Autizmit

Pri 2, 2023

Shënimin e Ditës Botërore të Autizmit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e vazhdoi me vizitën në qendrën e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK).

Aty, pati rastin të takoj dhe të bashkëbisedoj me stafin e ANAK, si dhe me prindërit dhe fëmijët që vizitojnë rregullisht këtë qendër. Ai dëgjoi nga afër tregimet, nevojat, sfidat, sukseset dhe dëshirat e tyre.

Kryeministri foli për solidaritetin e qeverisë dhe angazhimin e saj për të hequr stigmatizimin e fëmijëve me autizëm, dhe në të njëjtën kohë për mbështetjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara përmes masave të punësimit si ajo 1.6 e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, angazhimit të 100 asistentëve për fëmijë në shkolla vitin e kaluar, nismave ligjore dhe mbështetjes financiare për organizata jo-qeveritare.

Qeveri e Republikës së Kosovës në vazhdimësi angazhohet në krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM