Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se me qëllim të vlerësimit dhe testimit të kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Mike” që ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX.
Ky ushtrim është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).
Përfundimin e ushtrimit fushorë nga afër e ka përcjell zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel KIM, oficer e nënoficerë të FSK-së, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.