Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu- Angılı diskutojnë për bashkëpunim në fushën e drejtësisë dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave mes dy shteteve

Pri 3, 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Haxhiu fillimisht e ka uruar Angli për përgjegjësitë e reja si ambasador dhe njëherit e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në sektorin e drejtësisë.

Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, ministrja Haxhiu ka biseduar për reformat në sistemin e drejtësisë, progresin e arritur në këtë drejtim si dhe hapat e mëtutjeshëm në realizimit të objektivave sa i përket sektorit të drejtësisë.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Angili, diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë si dhe rritjen e mundësive për shkëmbim të përvojave në mes të dy shteteve.

Takimi u përmbyll me vullnetin e dy palëve për intensifikim të marrëdhënieve dhe thellim të bashkëpunimit për një partneritet të mirëfilltë në fushat me interes të përbashkët, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM